Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani mbajti takim me Ministrin pa resor përgjegjës për Diasporën, Edmond Ademi

“Në procesin e negociatave që na pret, kemi për detyrim ti shfrytëzojmë të gjitha potencialet të cilat i kemi në dispozicion, dhe diaspora paraqet potencial të madh në këtë kuptim”, theksoi Osmani, duke shtuar se diaspora paraqet një pjesë të pandashme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe në këtë drejtim, detyrimi ynë është inkluzivitet më të madh të këtyre potencialeve në negociatat e ardhëshme, si bazë dhe për përfshirje më të thellë dhe më thelbësore të diasporës edhe në proceset tjera në vend“ – potencoi Osmani.

Bashkëbiseduesit gjatë takimit shkëmbyen mendime në drejtim të shfytëzimit të përvojave nga projekti i zbatuar nga ana e Qeverisë së Irlandës për përfshirjen e diasporës irlandeze në politikat e shtetit.

„Irlanda është kapmion botëror sipas përfshirej së suksesshme të diasporës në zhvillimin  e saj të shpejtë, dhe do të paraqet një benefit të vërtet në qoftëse arrijmë që përvojat dhe njohuritë irlandeze ti sjellim  në Maqedoninë e Veriut”- shtoi Osmani

Bashkëbiseduesit u dakorduan që ta thellojnë bashkëpunimin në këtë fushë, duke siguruar më pas potenciale për proces më cilësor të negociatave me Unionin.

Loading...