Po priten rezultatet e ekspertizës Një vajzë u gjet e vdekur në një ndërtesë në Kommeno, në ishullin Korfuz. Sikurse raportojnë mediat greke vajza ishte rreth 16-vjeç dhe i dha fund jetës së saj me një lak të improvizuar. Grupet e shpëtimit të EKAB nxituan ta kthenin në jetë, por ishte shumë vonë. Trupi është transferuar në Spitalin e Korfuzit, ku priten rezultatet e ekspertizës. Sipas informacionit, vajza la një shënim, ku tregoi arsyet që e çuan atë në këtë akt, raporton oranews.

Loading...