Neymar është tallur me veten e tij duke inskenuar në një reklamë të parfumit Diesel simulimet e famshme të Kupës së Botës.

Ylli i Paris Saint-Germain gjithashtu ka sulmuar kritikët të cilët e akuzojnë për shfaqje teatrale në fushën e lojës.

Simulimet e Neymar gjatë Botërorit 2018 njihen nga të gjithë tashmë, edhe nga ata që nuk e shohin futbollin rregullisht sepse ai është kthyer në një personazh “memesh” në rrjetet sociale.

Në reklamë, braziliani ndodhet në një studio tatuazhesh në Rio de Janeiro dhe jep mendimin e tij për guximin, raporton telesport.

Në mesin e videos Neymar i thotë tifozëve të tij të mos kenë frikë teksa rrëzohet nga shkallët.

Skena e radhës e videos është tifozët që shpërndajnë rënien e tij online dhe Neymar që i qesh frikës.

Loading...