Dje (19-maj) rreth orës 09 e 30 minuta, në rrugën magjistrale Gostivar-Kërçovë, tek ura e Novoselës, vetura e tipit ,,Mercedes,, me targa të Shkupit, e drejtuar nga 70-vjeçari S.P. nga Shkupi, ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe ka devijuar nga rruga ku edhe është përplasur në gardhin metalik mbrojtës të rrugës.
Vozitësi i lënduar me autoambulanvë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, dhe pas dhëjes së ndihmës mjeksore i njëjti është transferuar në kompleks klinikat ,,Nënë Tereza,, në Shkup.
Pas kryerjes së inspektimit në vendin e ngjarjes, punohet në përcaktimin e shkakut të devijimit dhe rrethanat lidhurme rastin.

Loading...