Duke e inicuar Grupin ndërkombëtar të ekspertëve midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë për emrat e dedikimit komercial, markat tregtare dhe shenjat mbrojtëse, sollën konkluzion dhe i vendosëm bazat politike për mbajtjen e seancës së parë plenare të Grupit në qershor të këtij viti.

Kjo theksohet në deklaratën e përbashkët  pas takimit midis sekretarit shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Viktor Dimovski, dhe sekretarit të përgjithshëm për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Greqisë, Joanis Brahos, të mbajtur sot në Selanik.

Në deklaratën e përbashkët të Dimovskit dhe Brahosit siç bëri të ditur MPJ-ja, qëndron se në atë kontekst, ishin nënshkruar dhe janë dërguar letra deri te Enti për Pronësi Intelektuale të Bashkimit Evropian (EUIPO) dhe Organizatës Botërore për Pronësi Intelektuale (SOIS) me të cilat të njëjtit janë gruar të nominojnë ekspertë të cilët do ta këshillojnë Grupi  ndërkombëtar në bazë had-hok.

“Hapi i fuqishëm i këtillë  i cili është i pandashëm i lidhur me dialogun e institucionalizuar midis  komuniteteve afariste të të dyja vendeve tona paraqet dëshmi të prekshme për përkushtimin tonë të plotë të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për vazhdimin e përpjekjeve tona në drejtim të thellimit të bashkëpunimit në interes si në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, ashtu edhe në rajonin në tërësi”, theksohet në deklaratën e përbashkët të sekretarit të MPJ-së të Maqedonisë së Veriut, Dimovski dhe sekretarit të përgjithshëm të për marrëdhënie ekonomike ndërkombëtare në MPJ-në greke, Brahos.

Loading...