Përpjekjet e Facebook për të goditur dezinformimin dhe lajmet me përmbajtje sensacionale, kanë bërë që përdoruesit të kalojnë më pak kohë në këtë rrjet social. Sipas një studimi të kryer së fundmi, mesatarja e kohës që qytetarët amerikanë kalojnë në Facebook ka pësuar rënie me 3 minuta.

Studiuesit paralajmërojnë se kjo kohë do të ulet edhe me 1 minutë më shumë vitin e ardhshëm, duke e çuar në një total prej 37 minutash në ditë, sipas kompanisë eMarketer.

Raporti i studimit sugjeron se përpjekjet e shefit ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, për të rritur sigurinë dhe për të eleminuar nga rrjeti social postime me përmbajtje të urrejtjes dhe përçarjes, mund të ketë ndikim ekonomik.

Më herët gjatë këtij muaji, Facebook ndryshoi përsëri algoritmet e News Feed, duke i dhënë përparësi postimeve të miqve dhe familjarëve, si dhe lidhjeve me persona të afërt që keni në këtë rrjet social. Këto ndryshime kanë bërë që përdoruesit e rrjeteve sociale të shpenzojnë më pak kohë në Facebook. Ky fakt përkthehet në më pak të ardhura financiare. Nga ana tjetër, Instagram ka një audiencë më të qëndrueshme. Kurse koha që përdoruesit në SHBA kalojnë në rrjetin social rival të Instagram, Snapchat, ka rënë në 26 minuta të shpenzuara çdo ditë.

Loading...