Një aeroplan me ndihma ka arritur në kryeqytetin e Venezuelës, caracas, të hënën, shkruan agjencia e lajmeve CNN.

Aeroplani është përplot ndihma për vendin që është kapluar nga varfëria. Gjithashtu së paku 2 milionë pajisje mjekësore gjenden në këtë ngarkesë. Ndihmat do të shpërndahen nga agjenci të dizejnuara nga qeveria e presidentit që po përballet me sfida të jashtëzakonshme, Nicolas Maduro.

Kriza ekonomike e Venezuelës ka bërë që popullata të vuajë për ushqim dhe për medikamente. Gjithashtu ndërprerjet e rrymës janë bërë të shpeshta.

Maduro ka përkrahjen e Pekinit, që vazhdimisht ka kundërshtuar çdo veprim që ka shkaktuar tensione në Venezuelë.

Qeveria e Maduros ka borxhe të mëdha ndaj Kinës. Gjatë dekadës së kaluar, Pekini ka huazuar më shumë se 50 miliardë dollarë për shtetin që është shumë i pasur me naftë.

Edhe pse Maduro ka hapur kufijtë për organizata ndërkombëtare siç janë Kryqi i Kuq, ai ka refuzuar të hapë kufijtë për ndihma nga shtetet që e kanë njohur Juan Guadion si lider legjitim të vendit. Këto vende përfshijnë Kanadanë, Britaninë e Madhe, Gjermaninë dhe SHBA’së.

Loading...