Jose Mourinho e ka refuzuar mundësinë për ta marrë drejtimin e Juventusit për shkak të së kaluarës së tij me Interin.

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, Cristiano Ronaldo i kishte propozuar bordit të Juves ta emërojë Mourinhon zëvendësues të Massimiliano Allegrit, transmeton Gazeta Express.

Dyshja portugeze punoi së bashku në Real Madridi nga viti 2010 deri më 2013, dhe Ronaldo e kishte shprehur besimin e tij para drejtuesve të kampionit italian se ardhja e Mourinhos do t’iu ndihmonte bardhezinjve ta fitojnë Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, gazeta spanjolle shkruan se Mourinho nuk është i gatshëm t’i prishë raportet me Interin.

Sot janë bërë saktësisht nëntë vjet nga dita kur Mourinho i udhëhoqi zikaltrit drejt triumfit në Ligën e Kampionëve me çka edhe e kompletoi tripletën historike.

Loading...