Modelja dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Morena Taraku, e cila prej një kohe të gjatë që po qëndron në Turqi, ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e shtypit atje.

Në rrjetin social Instagram, Morena ka publikuar fotografi të disa gazetave, që kanë bërë shkrime për të.

“Këngëtarja kosovare Morena Taraku do të zhvendoset në Turqi. Këngëtarja, e cila ka marrë vendim që të qëndrojë në Stamboll, do ta vazhdojë aty edhe punën”, shkruhet për Morenën.

Morena ka treguar se ka në plan një këngë në gjuhën turke dhe se po punon me një person shumë të rëndësishëm.

Image

Loading...