Pika për marrjen e mandatit të deputetit në arrati, Nikolla Gruevski duhet të shqyrtohet deri të mërkurën e ardhshme, kur skadon afati deri 15 ditë pas njoftimit të marrë nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Deri atëherë, Komisioni duhet që së pari ta shqyrtojë Ligjin për siguri nacionale, për të cilin janë ngritur rreth pesëdhjetë amendamente, shkruan Fokus.mk.

Pasi do të mbarojë debati për këtë ligj, deputeti dhe kryetari i Komisionit, Pavle Bogoevski do ta caktojë seancën në të cilën do të debatohet për mandatin e Gruevskit.

Në kundërshtim me disa shkrime të medieve të caktuara se Bogoevski e ka shtyrë seancën, e vërteta është se ajo as nuk ka qenë e caktuar.

Xhaferi të mërkurën dërgoi shkrim te Komisioni me të cilin e njoftoi se deputeti Nikolla Gruevski pa arsye ka munguar në seancat e Kuvendit më shumë se gjashtë muaj. Nën nenin 59 të Rregullores së Kuvendit shkruan se pas marrjes së njoftimit, Komisioni ka afat prej 15 ditë të bisedojë dhe më pas propozimin do ta dorëzojë në Kuvend që të shqyrtohet në seancën e parë të Kuvendit.

Loading...