Pak ditë më parë, moderatorja e njohur Marina Vjollca festoi ditëlindjen e saj të 29-të, këtë vit larg ekranit. Në këtë ditë të veçantë për moderatoren nuk munguan urimet nga më të dashurit e saj, si motra Luana Vjollca apo bashkëshorti i saj, CEO i fuqishëm i “Babastars” Getoar Selimi.

Luana ka zgjedhur të publikojë një video krah motrës së saj, në një nga momentet e afërta të tyre, duke i shkruar: “Gëzuar ditëlindjen gjysma ime, dashuria ime e përjetshme. Ti e di që pa ty s’do isha asgjë!”.

Ndërsa Getoar Selimi është kujdesur që të zgjedhë fjalët për bashkëshorten e tij, duke qenë se këtë vit ajo feston ditëlindjen larg ekranit. Partneri i Vjollcës ka zgjedhur ta urojë, duke publikuar një foto nga seti fotografik i fundit i saj dhe bashkë me të ka shkruar: “Ditëlindja jote është rilindje për mua! Gëzuar e shtrenjta ime!”.

Menjëherë pas këtij postimi, në llogarinë e reperit kanë mbërritur të tjera urime nga fansat e Marinës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në “Instagram”-in e Luanës, ku ndjekësit më të zjarrtë kanë uruar në komente dhe postime nga më të ndryshmet. Kujtojmë se prej disa kohësh, Marina Vjollca është pjesë e familjes së “Klan Tv” dhe se shumë shpejt ajo ka treguar se do të kthehet në ekran me një projekt të ri televiziv, një produksion i vështirë për t’u realizuar.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar fotot e pushimeve martesore në vendet më të shtrenjta, një jetë luksoze kjo e siguruar nga bashkëshorti i saj Getoar Selimi. Kujtojmë, që me përçarjen e grupit “Babastars”, me lider Getoarin, anëtarët e larguar, Skivi dhe Cozman, zbuluan dhe aksionet fitimprurëse të Selimit, që i jep mundësinë të bëjë jetë milioneri. Pak javë më parë, Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot.

Kujtojmë, që pasi u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”. E pas një periudhe pushimi në televizion, ajo u rikthye me pozat e saj të reja, që u pëlqyen shumë nga ndjekësit e saj. Ky set, natyrisht, që nuk u bë pa qëllim nga Marina, e cila thyen më në fund heshtjen për rikthimin në ekran.

Lajmin e dha vetë disa javë më parë me anë të një postimi në “Instagram”. Pa zbuluar asnjë detaj lidhur me televizionin apo formatin që do drejtojë këtë herë, ajo ka lënë të kuptohet se planet janë të afërta. “Projekte të reja, shumë shpejt”, shkruante ajo, duke paralajmëruar rikthimin. Prej kohësh, është diskutuar në media për largimin disi të gjatë të Marinës nga ekrani, por, siç duket, pritjes po i vjen fundi.

Kujtojmë se projekti që Vjollca prezantoi para shkëputjes disamujore ishte ‘C’est La Vie’ në ‘Klan Tv’, një emision muzikor shumë i veçantë, ndërsa deri tani dihet që projekti i ri do të jetë një talent show. Pak kohë më parë, u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë edhe bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”.

Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrentët do të këndojnë këngë shqipe. Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar të saj, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë.

Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit «C’est la vie», iu dedikua një jete të qetë, larg preokupimeve dhe lodhjes. Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten «shtëpiake e dëshpëruar». Pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre, ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë.

Marina, edhe pse një personazh publik dhe e identifikuar në karrierën e saj me mbiemrin Vjollca, vendosi të merrte mbiemrin e burrit (Selimi) gjatë ngjitjes në altar. Ndërsa Getoari për t’iu përshtatur karrierës së saj në Shqipëri, vendosi të blinte apartament në Tiranë, ku tani bashkëjetojnë si burrë e grua. Nga ana tjetër, martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale për Getoarin, por jo për Marinën. Ajo vazhdon të jetë pa punë, deri në momentin e konkretizimit të projektit të ri.

Image
Loading...