Anësori i Swansea Cityt, Daniel James, ka arritur marrëveshje personale me Manchester Unitedin, duke bërë që transferimi i tij të jetë afër kompletimit, raporton Sky Sports.

Manchester Unitedi dhe Swansea City ende nuk kanë arritur marrëveshje për transferimin e futbollistit, mirëpo bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar dhe Daniel James pritet të jetë blerja e parë e “Djajve të kuq” këtë verë, transmeton Gazeta Express.

Manchester Unitedi pritet t’i paguajë 15 milionë funte për Jamesin, të cilit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën me klubin e Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli.

James e kishte kërkuar edhe më parë largimin nga Swansea dhe gjatë afatit kalimtar të janarit kishte qenë shumë afër transferimit të Leeds United për 8.5 milionë funte. Mirëpo, në fund kjo marrëveshje dështoi.

Leeds Unitedi e pati mundësinë që ta huazojë Jamesin për 1.5 milionë funte deri në fund të vitit dhe pastaj verës ta blejë për 7 milionë funte. Kjo shumë është dukshëm më e lirë sesa ajo që po i kërkohet Manchester Unitedit, 15 milionë funte.

Jamesit i ka mbetur vetëm edhe një vit në kontratën e tij me Swansea Cityn. Ai ka shkëlqyer këtë sezon në Angli, ku në 38 paraqitjet e tij, i ka regjistruar pesë gola dhe dhjetë asiste.

21-vjeçari preferon të luajë në pozitën e sulmuesit të krahut të majtë, mirëpo nganjëherë luan edhe në pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë dhe si mesfushor sulmues.

Loading...