Në rrugën ,,Zhivko Brajkovski,, në Gostivar, dje (26-maj) rreth orës 11.00, vetura e tipit ,,Shkoda oktavia,, me targa të Ohrit, drejtuar nga 48-vjeçari B.N. nga Struga, i cili ka aksidentuar një vajzë 5 vjeçare (këmbësore).
Vajza e lënduar me autoambulancë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm ,,Ferid Murad,, në Gostivar, për dhënjen e ndihmës mjeksore.
Është kryer inspektimi komplet në vendin e ngjarjes dhe po punohet në përcaktimin e shkakut, si dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ky aksident.

Loading...