Futbollisti algjerian nuk po mendon të largohet nga “Etihad Stadium” edhe pse nuk po luan rregullisht në ekipin e Pep Guardiolës

Riyad Mahrez nuk e ka ndërmend të largohet nga Manchester City, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti kreativ nuk ka pasur minutazh të mjaftueshëm tek “Citizens” këtë sezon, por kjo nuk sjell ndonjë problem për të.

Ish-futbollisti i Leicester Cityt nuk ka dyshime rreth kualiteteve të tij dhe është i vendosur ta tregojë veten në “Etihad Stadium”.

Ai është i gatshëm të luftojë për një rol të rëndësishëm në ekipin e Pep Guardiolës.

Konkurrenca e fortë në repartin ofanziv e ka lënë shpesh në bankinë Mahrezin.

Mirëpo, ai e shënoi një gol të rëndësishëm në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Brightonit, pas së cilës City u shpall kampion i Anglisë.

Loading...