“Lumi i Pesë Ngjyrave” në Kolumbi ndodhet në parkun nacional Serranía de la Macarena, në provincën e Meta.

Nga qershori deri në nëntor, muajt midis stinëve të lagështa dhe të thata, bimët e lumit krijojnë një shfaqje shumëngjyrëshe.

Ngjyrat prodhohen gjatë procesit riprodhues të bimëve ujore të quajtura Macarenia clavigera.

Gjatë sezonit të thatë, lumi mbyllet për publikun për të lejuar që ekologjia e zonës të rigjenerohet nga ndikimi i vizitorëve.

Lumi është i gjatë 100 km. Ky ‘ylber ujor’ është një nga mrekullitë më spektakolare natyrore në Amerikën e Jugut.

Në shtratin e lumit krijohet ngjyra e kuqe e ndritshme, ajo e verdhë, jeshile, blu dhe e zezë gjatë periudhës kur kushtet e motit janë të përshtatshme.

Edhe pse ngjyrat mund të shihen në mes të majit dhe ndonjëherë në dhjetor, ato janë më të ndritshme gjatë muajve qershor dhe nëntor.

Loading...