Dita e dytë me radhë VMRO-DPMNE vazhdon se përhapjen e gënjeshtrave dhe shpik raste që nuk ekzistojnë me të cilat përpiqet ta manipulojë opinionin.

Tenderët e dakorduar janë pasqyrim i qeverisjes kriminel të VMRO-DPMNE-së parti e cila nuk ofron asgjë përveç gënjeshtrave, trillimeve dhe rasteve që nuk ekzistojnë.

Qyteti i Shkupit edhe zyrtarisht i përgënjeshtron gënjeshtrat e VMRO-RPMNE-së, Sipas informacioneve zyrtare, bashkëpunimi me kompaninë e përmendur është realizuar ligjërisht.

Në thirrjen publike për furnizime publik, ku mund të marrin pjesë të gjitha kompanitë që i plotësojnë kushtet, është zgjedhur kompania aktuale si më adekuate, e rregullt dhe sipas të gjitha dispozitave ligjore.

VMRO-DPMNE harron se kompania e njëjtë ka bashkëpunuar me Qytetin e Shkupit edhe në të kaluarën, në kohën kur kryetari i qytetit ishte Koce Trajanovski. Ky fakt në mënyrë shtesë i përgënjeshtron lajmet e rreme të partisë opozitare.

Loading...