Zgjidhjet e Propozim-ligjit për Prokurorinë Publike ishin temë kryesore në takimin e sotëm të ministres së Drejtësisë Renata Deskoska me Blu prit grupin të organizatave civile me fokus të punës të ndjekjes së reformave në gjyqësi dhe përkrahjen e zbatimit të tyre.  Në grupin janë prezantuar Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Koalicioni Të Gjithë për Gjykim të Drejtë, Institutit për të Drejtat e Njeriut, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë, Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike, Instituti për Politika Evropiane dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, në bisedimet fokusi është vënë  në gurin kryesor të bllokimit  në bisedimet me opozitën për Ligjin për Prokurorinë Publike – neni 105 pas çfarë është zhvilluar në diskutim i frytshëm për atë si të tejkalohen çështjet e hapura në negociatat.

Në takim, siç theksohet, përfaqësuesit e organizatave civile dhe ministrja Deskoska  janë dakordësuar  me përpjekje të përbashkëta të vazhdojnë ta realizojnë përcaktimin e përbashkët për sundimin e të drejtës dhe arritjes së drejtësisë në vendin tonë.

Ministrja Deskoska i informoi përfaqësuesit  e organizatave civile  për ligjet e tjera të cilat ndodhen në listën e reformave të Ministrisë së Drejtësisë, potencoi se kontributi i tyre është i mirëseardhur dhe i ftoi që aktivisht të marrin pjesë në grupet punuese, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Loading...