Kylian Mbappe beson se e meriton një rol më të rëndësishëm në skuadrën e Paris Saint-Germainit dhe ai nuk dëshiron të largohet nga klubi, pasi që pret më shumë edhe vetë drejtuesit e klubit francez.

Marca raporton se 20-vjeçari francez është mërzitur duke luajtur si sulmues anësor dhe tani dëshiron t’i besohet roli i një sulmuesi të qendrës dhe dëshiron ta ketë një rol më të madh në skuadër, transmeton Gazeta Express.

“Ndoshta ka ardhur koha të marr përgjegjësi, qoftë me gjithë kënaqësinë në PSG ose diku tjetër me një projekt të ri”, tha Mbappe, pasi çmimeve të Ligue 1, të dielën.

19-vjeçaru e dinte se këto komente do t’i alarmonin disa klube të mëdha evropiane, si Real Madridi, që ëndërrojnë ta shohin francezin me fanellën e tyre. Por, synimi kryesor i Mbappes ishte të nxiste reagim nga presidenti i PSG-së, Nasser al Khelaifi.

Mbappe dhe babai i tij e kanë shprehur pakënaqësinë me rolin e sulmuesit në klub për një kohë të gjatë, mirëpo përfaqësuesit e lojtarit i kanë siguruar të gjithë se Mbappe dëshiron të qëndrojë në Paris.

Problemi kryesor është se Mbappe është tejet ambicioz dhe pret nga Paris Saint-Germaini ta ndërtojë një skuadër mjaftueshëm të mirë, kështu që ai të mundë ta arrijë ëndrrën e tij – të triumfojë në Ligën e Kampionëve.

Eliminimi nga Manchester Unitedi në 1/8 e finales së këtij sezoni ka ndikuar shumë në këtë situatë dhe Mbappe dëshiron të sigurohet nga klubi se ata do të transferojnë lojtarë që të garojnë për titullin vitin tjetër.

“Unë nuk jam fëmijë më”, i ka thënë Mbappe bordit drejtues. Sulmuesi dëshiron të trajtohet si Neymari, i cili i fiton 30 milionë euro në vit pas taksave. Ai dëshiron të jetë yll në skuadër dhe së shpejti pritet të kërkojë edhe kontratë të re.

Me Neymarin jashtë fushës së blertë për shkak të lëndimeve, Mbappe beson se ai e ka dëshmuar përkushtimin e tij ndaj klubit. Mirëpo, ai ndien se klubi nuk i ka kthyer atij me të njëjtën monedhë.

“Ka ende lidhje shumë të forta që e mbajnë PSG-në dhe Kylian Mbappen së bashku pas dy vjetëve dhe kjo histori do të vazhdojë edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë PSG-ja në një deklaratë për shtyp.

Mbappe ka folur edhe më parë për dëshirën e tij për të luajtur diku tjetër në Evropë, veçanërisht në Madrid. Një transferim në vitin 2022, pasi të fitojë edhe më shumë tituj në Francë, po përflitet edhe më shumë sesa më parë.

Gjithashtu, ka edhe njerëz të cilët e kanë kritikuar Mbappen, duke thënë se ai nuk është duke marrë mjaftueshëm përgjegjësi në Ligën e Kampionëve, veçanërisht në përballjet me Manchester Unitedin këtë sezon dhe me Real Madridin sezonin e kaluar.

Loading...