Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e dytë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri ka njoftuar se deri në ora 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9.361 qytetarë.

Kryetarja e Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, në një konferencë për media ka thënë se procesi i votimit në katër komunat veriore është duke shkuar pa probleme.

“Procesi i votimit në 44 qendrat e votimit në katër komunat veriore është duke shkuar asnjë problem. Deri në orën 11:00 të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 9361 qytetar nga 57 mijë e 933 sa kanë të drejt. Në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të vitit 2017 numri i votuesve deri në ëktë kohë ishte ishte 8483 votues apo 14.88%”, ka thënë ajo.

“Sa i pëprket komunave deri në orën 11:00 në Leposaviq të drejtën e tyre ëpr të votuar e kanë shfrytëzuar 3262 apo 17.96, në Zubin Potok kanë votuar 1174 apo 13.76%, në Zveçan kanë votuar 1488 votues apo 16.12%, në Mitrovicën e Veriut kanë votuar 3437 votues apo 15.58%”.

 

Loading...