Dje në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ ka ndodhur një ngjarje sa qesharake aq edhe ka mundur të jetë tragjike, transmeton Gazeta Metro.

Ky rast ka mundur të jetë tragjik për vozitësit në autostradë pasi në zonën e Malishevës, dikujt i kishin rënë disa ulëse të shtëpisë i cili ishte duke i bartur me një kamion.

Lexues të Gazeta Metro kanë dërguar një video dhe një fotografi. Në video shihet se si ishin shpërndarë dy nga ulëset nëpër autostradës.

Ndërsa në fotografinë e dërguar lexuesit kanë thënë se fotografia është bërë 5 kilometra larg pasi kanë rënë ulëses dhe se atëherë shoferi e kishte hetuar që disa nga ulëset i mungojnë në kamion.

Policia çdo ditë po bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion dhe ky rast i mos kujdesit mund të ishte edhe fatal për ndonjë vozitës.

Loading...