Vincent Kompany shënoi golin e fitores së titullit për Manchester Cityn në sfidën ndaj Leicester dhe vazhdon të jetë një lider i ekipit të Guardiolas, por ende nuk ka gjetur një pasues të tij… Shumë është folur për Bernardo Silvan, që këtë sezon ka ndikuar me pasimet për gol dhe rendimentin në fushë.

Por, belgu, në një intervistë të dhënë për RMC Sport, ka dhënë opinionin e tij nëse shiriti do të ishte i duhur në krahun e portugezit: “Ia kam thënë disa herë… Eshtë klloun cirku 50% dhe lider 50%… Kur të jetë klloun 25% dhe lider 75%, atëherë do të jetë kapiteni i ekipit”.

Në fund,  e mbyll: “Eshtë tepër i fortë dhe askush tjetër nuk e meriton më shumë se sa ai”.

Loading...