Komisioni hetimor lidhur me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq e bënë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin, për dëbimin e shtetasve turq.

Të mërkurën, komisioni ka miratuar raportin që sipas tyre dëshmon se çka ka ndodhur me këtë rast. Raporti do të shkojë në seancë plenare për diskutim dhe miratim, pastaj edhe në Prokurori.

Deputetët e komisionit vlerësojnë se prokuroria duhet të thërras presidentin, dhe bartësit e institucioneve, AKI dhe Policisë së Kosovës, meqë sipas tyre, këta e kanë bërë skenarin e  dëbimit të shtetasve turq.

Kryetari i komisionit, Xhelal Sveçla, tha se tashmë është bërë e qartë që urdhërdhënësi për këtë çka ka ndodhur është presidenti i vendit.

“Tashmë është bërë e qartë se urdhërdhënës për këtë çfarë ka ndodhur është vet presidenti Hashim Thaçi”, ka thënë ai.

Sipas tij, prokuroria duhet të kryejë punën dhe të ftojë presidentin dhe bartësit e institucioneve , nga  AKI dhe Policia e Kosovës, meqë skenari është nga ta.

Sveçla: Presidenti, AKI dhe Policia e Kosovës kanë bërë shkelje, prokuroria duhet të bëjë punën e saj.

Komisioni ka faktuar se me vetëdije kanë bërë shkelje, dhe besoj se prokuroria duhet të thërras të gjithë këta bartës të institucioneve veç e veç për të dhënë dëshminë e tyre, dhe në bazë të këtij raporti dhe në bazë të gjetjeve shtesë të prokurorisë të fillojnë të ngriten aktakuzat e para. Institucionet që kanë bërë shkelje janë presidenti i Kosovës, AKI, Policia e Kosovës, segmente të caktuara të Ministrisë së Punës së Brendshme, po ashtu edhe vet Ministra e Infrastrukturës me mos veprimin e saj duke qenë që kemi konstatuar se edhe fluturimi ka qenë ilegal”, tha Sveçla.

Ai tha se ka pasur përpjekje që të devijohet komisioni prej substancave të gjetjeve.

Sipas tij, përkundër anëtarit të PDK-s ë në grupin punës që të hedh poshtë raportin, një gjë e tillë nuk është arritur dhe raporti është miratuar pothuajse i njëjti me atë të dhjetorit të vitit të kaluar, përveç disa ndryshimeve gjuhësore.

Në konferencë e deputetëve u tha se nuk është ndryshuar asnjë prej 31 shkeljeve të konstatuara në dhjetor të vitit të kaluar.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj tha se presidenti Hashim  Thaçi dhe ish shefi i AKI-së Driton Gashi  kishin tendencë të pengonin përfundimin e këtij procesi hetimor.

“Ky skenar i tyre shihej qartë që tendencë për ta denigruar dhe për ta penguar përfundimin e kësaj pune. Por ne jemi të bindur dhe tashmë edhe me këtë fakt të realizuar që kur ekziston vullneti maksimal i politikanëve dhe kujtdo në Kosovë, nuk ka faktor që të mund ta ndalë një proces, në mënyrë që të zbardhet e vërteta, dhe krejt kjo në funksion të një diçkaje, Kosova të bëhet shtet i së drejtës, Kosova të ripaketojë ligjet dhe Kushtetutën. Kushdo që provon t’i cenojë këto do të ballafaqohet sot me një komision hetimor, nesër me prokuror të ndërgjegjshëm dhe patriot, këta njerëz që bëjnë gjëra të tilla nuk kanë vend jo në institucione publike, por kam përshtypje që vetëm prapa grilave mund të përfundojnë”, tha ai.

Selmanaj madje tha se siguria nacionale po rrezikohet nga vet presidenti i vendit.

“Kosova aktualisht nuk i rrezikohet siguria nacionale nga disa persona që enden në Kosovë, me ta mund të merremi me ligje, kërcënimi serioz për siguri nacionale po na vjen nga i pari i shtetit, ky është rreziku më i madh, dhe prokurorët nëse do të kishin sot kurajo, patriotike dh e profesionale, nesër do të mund të ndërmerrnin veprime konkrete, sepse aq shumë kemi bërë punë sa që mendoj që shumë lehtë mund të veprohet.”, tha ai.

Selmanaj tha se raporti do të ishte më i plotë nëse do të kishin në detaje dëshminë e presidentit, sepse siç tha ai, dihet që ai qëndron prapa tërë kësaj pune.

Ndërsa lidhur me ekspertin e pavarur, Selmanaj tha se mbi 51 profesorë të Harwardit dhe universiteteve të tjera amerikane kanë dërguar letër në mbrojtje të ekspertit.

Sipas tij, ata kanë thënë që nëse presidenti i vendit nuk tërheq deklaratën e tij për fyerje të ekspertit, atëherë për këtë çështje duhet t’i drejtohen raportuesit special të Kombeve të Bashkuara për mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Loading...
(function(){ var D=new Date(),d=document,b='body',ce='createElement',ac='appendChild',st='style',ds='display',n='none',gi='getElementById'; var i=d[ce]('iframe');i[st][ds]=n;d[gi]("M162740ScriptRootC217610")[ac](i);try{var iw=i.contentWindow.document;iw.open();iw.writeln("");iw.close();var c=iw[b];} catch(e){var iw=d;var c=d[gi]("M162740ScriptRootC217610");}var dv=iw[ce]('div');dv.id="MG_ID";dv[st][ds]=n;dv.innerHTML=217610;c[ac](dv); var s=iw[ce]('script');s.async='async';s.defer='defer';s.charset='utf-8';s.src="//jsc.mgid.com/t/e/tetovasot.com.217610.js?t="+D.getYear()+D.getMonth()+D.getUTCDate()+D.getUTCHours();c[ac](s);})();