Një zarf anonim me një plumb të kalibrit 9 mm i është dërguar Ministrit të Brendshëm dhe zëvendës/kryeministrit të qeverisë italiane, Matteo Salvini.

Deri më tani mediat vendase bëjnë me dije se zarfi i dyshimtë është identifikuar, kapur dhe sekuestruar sot nga Policia Postale e Romës, në Piazzale Ostiense.

Pas sekuestrimit të zarfit nga Policia Shkencore, brenda tij është gjetur një plumb, por asnjë mesazh apo simbol tjetër kërcënues.

Ka qenë mungesa e pullës postale dhe e adresës së dërguesit që ka çuar në dyshimin e autoriteteve policore italiane.

“Nuk më frikësojnë e nuk resht në punën time”, ka deklaruar Ministri i Brendshëm italian pas kësaj ngjarje.

“Më shumë se sa një politikë shpesh herë hipokrite preferoj solidaritetin e miliona italianëve të mirë që shprehen me votën e tyre të së dielës”, ka deklaruar Salvini.

Loading...