Gjashtëdhjetë vjeçari I.B. nga fshati Dobridoll i Gostivarit, mbrëmë (27-maj) rreth orës 23 e 30 minuta, ka denoncuar se një orë më herët, në një objekt hotelerik në fshat, ka qenë i sulmuar fizikisht nga 65-vjeçari Q.R. Nga po i njëjti fshat.

Sipas tregimit të tij, Q.R. është kërcënuar edhe me armë zjarri (pistoletë).

Menjëherë i denoncuari është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, për zbardhjen e plotë të rastit, kurse tek ai është gjetur dhe konfiskuar pistoleta e tipit ,,CZ,, kalibër  7,65 me një kornizë të mbushur me 8 plumba, të cilat i ka poseduar pa leje.

Loading...