Sot (20-maj) rreth orës 11 e 30 minuta, në Sektorin për punë të brendëshme Tetovë, është denoncuar aksident trafiku me pasoja vdekje, i cili ka ndodhur në rrugën lokale në fshatin Pirok, ku Mjeti ngarkues me targa të Tetovës, pronë e Ndërmarjes komunale publike Shari nga fshati Bogovinë, e drejtuar nga 55-vjeçari A.F. nga fshati Bogovinë, duke lëvizur mbrapa ka aksidentuar 40-vjeçarin O.M nga i njëjti fshat i punësuar në NKP Shari.

Nga aksidentimi personi O.M. ka marur lëndime të rënda trupore, ku ju është nënshtruar plagëve dhe ka ndëruar jetë në vendin e ngjarjes.

Inspektimin në vendin e ngjarjes ka kryer Prokurori publik në bashkëveprim e ekipin nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dhe punohet në përcaktimin e shkakut dhe rethanave të këtij aksidenti.

Loading...