Për herë të parë, NASA ka publikuar pamje 3D të shtëpive për astronautët që mbërrijnë në Mars, në të ardhmen.

Agjencia Amerikane e Hapësirës bëri publik se dizajni që ishte futur si pjesë e një konkursi, dha një çmim prej 500 mijë dollarë për fituesin.

Strukturat u hartuan nga fabrika e hapësirës AI, me qendër në Nju Jork.

Elementët që përdoren për t’i ndërtuar ato kanë të gjitha materialet që mund të përshtaten me hapësirë.

Ekipet e NASA-s po punojnë që të kthejnë realitet jetesën në planetin Mars.

Më parë këtë vit, kreu i Agjencisë Hapësinore parashikoi se personi i parë që do vendosë këmbën në Planetin e Kuq do të jetë një grua.

 

Loading...