Duket se impenjimet në spektaklin “The Voice Of Albania Kids” e ka lodhur moderatoren e Top Channel, Dojna Mema. Menjëherë pas përfundimit ajo zbuloi në profilin e saj në Instagram, se ka zgjedhur tëheqë dorë nga rrjetet sociale.

Por përpara se të bëjë hapin përfundimtar, në llogarinë e saj ka mbërritur një pyetje interesante nga një ndjekëse, nëse moderatorja i ka patur ndënjoherë flokët e gjata.

“Po, 17-vjeç”,- i është përgjigjur Dojna, madje edhe duk publikuar një pamje të 10 viteve më parë.

Në foton e publikuar dallohet Dojna në moshë të vogël, por me flokët që i arrijnë deri në fundin e kurrizit.

Ajo çfarë bie në sy tjetër janë tiparet e moderatores, të cilat nuk kanë ndryshuar shumë deri më tani.

Kujtojmë se momentalisht 27-vjeçarja është duke drejtuar programin rinor ‘Pop Culture’, i cili startoi për herë të parë në muajin shtator të vitit 2017.

Image

Loading...