Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në një familje shqiptare në territorin e provincës së Milanos. Një grindje për motive banale degjeneroi në një sherr të dhunshëm mes një çifti emigrantësh shqiptar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 9.30 të mëngjesit të sotëm në komunën Paullo në jug-lindje të provincës së Milanmos.

Bashkëshorti 68 vjeçar goditi me çekiç në kokë bashkëshorten e tij 65 vjeç. Ajo ndodhet në gjëndje të rëndë e në rrezik për jetën në spitalin Niguarda të Milanos.

Pasi ka goditur dhunshëm bashkëshorten 68 vjeçari shqiptari ka goditur me çekiç në kokë veteveten duke tentuar vetëvrasjen. Ka qënë një 77 vjeçare italiane, fqinj e familjes shqiptare e cila ka tentuar të ndal dhunën e tij e të lajmërojë forcat e rendit, shkruan Ora.

68 vjeçari ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanos, aktualisht në gjendje kome.

Mësohet se vetëm pak kohë më parë 68 vjeçari shqiptar kishte humbur vendin e punës.

Ndaj tij është lëshuar urdhri i arrestit me burg me akuzën e tentativës së vrasjes për motive të dobëta.

Loading...