Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lartë veprën e veprimtarit, Ukshin Hoti në akademinë Politike dhe Shkencore kushtuar tij.

Haradinaj tha se Hoti ishte i rrallë në mendimin politik shqiptar, shkruan arbresh.info.

“ Ukshin Hoti i rrallë në mendimin politik shqiptar që etikën politike e nxori në krye të çdo ligjërimi e veprimi sepse politika pa etikë nuk e nxit ndjenjën e përgjegjësisë shoqërore. Ishte ndër diplomantet e parë të Kosovës i burgosur për shkak zbërtheu kërkesën e popullit shqiptar për Republikën e Kosovës në 1981 , dhe i ndehur nga regjimi serb gjatë viteve të trazirave 1990-1991, i burgosur sërish në vitin 1994, unik në këndvështrimin kritik ndaj shoqërisë shqiptare she zërit moral të saj”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se Hoti u vra pasi idetë për liri nuk mund t’i burgosnin.

“Armiqtë e lirisë nuk i besuan as sistemit të burgut, e nxorën e veçuan dhe e zhdukën intelektuali kryengritës sepse idetë e mëdha të lirisë nuk mund t’i burgosnin”, ka thënë ai.

I pari i Qeverisë tha gjithashtu se në luftën e fundit pushteti iu hakmor Hotit dhe Krushës.

“Krushiani që arriti deri në Harward, intelektual që nuk lejonte korruptimin e dijës është pasardhës i Krushës që nëpër shekuj i dha shumë atdheu, që nga Lidhja e Prizrenit deri në luftën e lavdishme të UÇK-së prandaj jo rastësisht pushtuesi iu hakmor Krushës dhe Ukshin Hotit”, ka thënë ai.

Duke kërkuar përgjigje për pyetjet “Kush është Ukshin Hoti”, kryeministri përfundoi fjalimin.

“Ne duhet të kërkojnë përgjigje në pyetjen ku është Ukshin Hoti, jo vetëm si parullë politike dhe duke u përgjigjur ne jo vetë që arrijmë unitet të interesit kombëtar por shikojmë përpara ka e ardhmja”, ka thënë ai./Arbresh.info/

 

 

Loading...