Një ngjarje e rënd ka ndodhur në Rusi, ku një nënë ka groposur foshnjën e saj të gjallë në një pyll.

Mësohet se një rojë sigurie po bënte kontrollin rutinë në një pyll të Rusisë, kur papritur dëgjoi të qara bebesh në një gropë të mbuluar me dhè, me insekte, baltë e gjethe të kalbura.

I tronditur, ai e nxori fëmijën që ishte groposur me një çantë dhe e dërgoi në spital, ku njoftoi policinë.

Policia ruse arriti të gjejë nënën biologjike të vajzës, një 22-vjeçare që u arrestua menjëherë dhe u dënua me dy vite burg.

Loading...
Global