Kompania Kineze, Huawei deri tani është mbështetur në sistemin operativ të Androdit të zhvilluar nga Google për të fuqizuar gamën e saj të telefonave të mençur, por kjo si duket do të ndryshoj.

Google ka goditur fortë kompaninë Kineze, gjigante të telekomunikacionit Huawei, duke e bllokuar këtë firmë që të përdorë aplikacione të rëndësishme e shërbime të saj, si Gmail e Youtube në vargun e tyre të smartfonëve, transmeton koha.net.

Ashtu sikurse shumë prodhues smartfonësh të mëdhenj, si Samsung e LG, edhe Huawei përdor sistemin operativ të zhvilluar nga Google, Android për të fuqizuar pajisjet mobile.

Por, për shkak të rritjes së akuzave nga SHBA-së ndaj kompanisë kineze për shqetësime të sigurisë, Reuters e The Verge ka raportuar se Google ka suspenduar biznesin e saj me Huawein, kështu do të godas fortë smartfonët e kësaj kompanie të cilat për një periudhë shumë të shkurt u bënë ndër më të shiturat në treg.

Produktet ekzistuese nuk do të pranojnë më përditësime të Androidit.

Huaweit në vend të kësaj do të detyrohet të përdor një version publik të sistemit operativ të quajtur Android Open Source Project, në të cilin nuk janë të përfshirë aplikacionet standarde të Google, si Gmail, Google Maps, Google Photos e Youtube.

Edhe pse smartfonët e Huaweit janë të ndaluar të shiten në SHBA, kjo kompani ka pasur shitje enorme të tyre në Kinë e rritje të madhe të shitjeve në shumë vende të Evropës.

Loading...