Gjigantët e internetit dhe medias sociale përfshirë “Facebook”, “Youtube” dhe “Google” nënshkruan sot kartën për të eliminuar publikimet me përmbajtje të dhunshme dhe ekstremiste nga interneti.

“Christchurch Call” u promovua nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe presidenti francez, Emmanuel Macron pas atentatit kundër dy xhamive në qytetin e Zelandës së Re të Kristçërçit në mars.

Kompanitë e internetit janë angazhuar që të luftojnë materialet me përmbajtje terroriste dhe të dhunshme dhe t’i bëjnë rregullat e tyre mbi këto përmbajtje më të qarta për përdoruesit.

Kompanitë, ku përfshihen edhe “Amazon”, “Twitter”, “Microsoft” dhe “Dailymotion” thonë se edhe ato do të rishikojnë algoritmet dhe procese të tjera që ndoshta drejtojnë përdoruesit drejt dhe/ose rrisin përmbajtjet me elemente terroriste dhe të dhunshme”

Loading...