Ministri i Financave, Bedri Hamza dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt kanë nënshkruar marrëveshjen Implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare, ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Gjermanisë.

Hamza tha se kjo marrëveshje në këtë fazë ka sjellë 2 milionë euro për Kosovën,

“Sot e nënshkruam marrëveshjen e radhës në vazhdën e shumë marrëveshjeve që kemi nënshkruar me vlerë prej 2 milionë euro që janë para falë për ne kosovarëve. Ky projekt ka filluar para dhjetë vjetëve dhe deri tash ka prodhuar shumë rezultate konkrete”.

“Mbi të gjitha studimet tregojnë se investimi në ngritjen e kapaciteteve humane të qeverisjes së mirë, llogaridhënies e transparencës janë ndër investimet më të mira. Lansimi i portalit të transparencës është diçka që ne si Kosovë mund të krenohemi, kemi arritur të fitojmë çmime prestigjioze, jemi në mesin e vendeve të rralla në Evropë që e kemi një gjë të tillë. Pastaj janë shumë projekte të suksesshme në administratën tatimore”, raporton Eo, transmeton Klan Kosova.

Nga ana e tij, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ofroi mbështetjen për Kosovën drejt BE-së.

Ai tha se do të vazhdojnë të punojnë me administratën tatimore që të ngrisin besimin e qytetarëve.

Loading...