E ardhmja e Gareth Bales te Real Madridi është e paqartë përsëri.

Zinedine Zidane e ka bërë të qartë se uellsiani nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, por do të jetë e vështirë për klubin ta largojë atë në verë.

Çmimi i Bales dhe rroga nënkupton se pak klube evropiane e kanë buxhetin të bëjnë lëvizje për të, edhe nëse dëshirojnë ta transferojnë, transmeton Periskopi.

Tani, sipas “Sport”, uellsiani ka kërkuar plot 51 milionë euro për ta ndërprerë kontratën me klubin.

Bale qartazi nuk po i bën gjërat e lehta për Realin, derisa e ka bërë të qartë se nuk do të shkojë askund derisa t’i paguhet borxhi.

Nëse klubi dëshiron të gjejë një zgjidhje të shpejtë, atëherë duhet ta gjejë vetë, pasi lojtari nuk është i interesuar të ndihmojë.

Loading...