Kryesia e Forumit Rinor të Bashkimit Demokratik për Integrim, e zgjedhur në Kuvendin Zgjedhor në datë 28.04.2019, sot në Selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë mbajti mbledhjen konstituive në të cilën mori pjesë Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti.

Të pranishmëve z. Ahmeti ju drejtua me fjalë përshëndetëse duke ju uruar punë të mbarë dhe suksese në mandatin e tyre. Mbështetja e pakushtëzuar nga ana e tij nuk do të mungojë.

Kryesia e Forumit Rinot BDI njezëri miratoi organogramin drejtues të Forumit Rinor përfshirë këto departamente drejtuese:
1. Departamenti për Politika Rinore i udhëhequr nga Drilon Lleshi
2. Departamenti organizativ i drejtuar nga Florent Bislimi
3. Departamenti për marrëdhënie me publikun i udhëhequr nga Nexhbudin Nuredini
4. Departamenti për mobilizim i udhëhequr nga Valbona Zendeli
5. Departamenti për bashkëpunim i udhëhequr nga Jetmir Asani

Ndërsa të gjithë anëtarët e Kryesisë së Forumit Rinor të BDI-së si dhe anëtarët e tjerë në degët e Bashkimit Demokratik për Integrim do të marin pjesë në sektorët në kuadër të departamenteve të lartëpërmendura.

Gjithashtu u diskutua edhe për përpilimin e Statutit, Platformës dhe Programit të Forumit Rinor BDI, ku të gjithë anëtarët dhanë propozime konkrete të cilat do të shqyrtoen në periudhën në vijim.

Në fund, Kryesia e Forumit Rinor BDI vendosi që mbrenda 10 ditëve të ardhshme të vijojë procesin e anëtarësimit të rinisë në kuader të Bashkimit Demokratik për Integrim me çka ftohen të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë e strukturës së partisë më të madhe shqiptare në vend dhe të bëhen pjesë e ndërtimit të Bashkimit Demokratik për Integrim të 20 viteve të ardhshme.

Loading...