E ftuar në studion ‘Ftesë pa pesë’ me moderatoren Bieta Sulo ditën e djeshme  ishte e ftuar  këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga ku foli për projektet muzikore që ka planifikuar për verën duke qënë se edhe ky sezon është më produktivi për këngëtarët.

Ajo zbuloi se shumë shpejt do të lançojë këngën e radhës dhe bëhet fjalë për një bashkëpunim me këngëtaren e njohur tropojane, Fatmira Breçanin.

Kënga do të trajtojë një temë shumë interesante, ashtu siç është marrëdhënia nuse-vjehrrë dhe pritet të publikohet javën e parë të qershorit.

Edhe pse është duke agjëruar për muajin e Ramazanit, Çiljeta tregoi se nuk do i shtyjë më xhirimet për videoklipin, kështu që na mbetet të presim vetëm pak.Burimi: Top Channel

 

Loading...