«Janë dy gjëra që sipas të të famshmit Einstein, nuk kanë kufi! Njëra është gjithësia, ndërsa tjetra, është çmeduria njerëzore”! Për të qenë më konkret dhe i kapshëm për logjikën e njeriut normal, Einstin vazhdon: « Për të parën s’jam i sigurt, ndërsa për të dytën, s’ka se si mund të jetë ndryshe, pati klidhur ai! Kjo është motoja e përditshmërisë sonë, të etur për famë herostratiste ! »  “Koha kur palacot-palacove famë u dhurojnë duke i shëndëruar në emra të mëdhenjë të provincës së vogël, të këtij cepi të harruar të Ballkanit! Herostratizmi në këso rrethana të harruara si puna jonë, konceptohet sipas parimeve milionnjgyrëshe, që vetëm një gjë të përbashkët kanë: atë të shpraztësisë dhe flashkësisë së pavlerë të mjerimit të inteligjencës sonë inegzistente! »

Për të tingëlluar më tetovarçe, jargëzimin herostratist si ‘mode de vivre’ do e orientoja në dy binarë të paudhësisë ; shiteset e sitave në tregjet e kasabave tona-lëvdëruese lozonjare, të sitave të  tyre, ndërsa tjetri ; emrat e mëdhenjë të panteonit të famës-fije kashte, për shpëtim nga mjerimi  që mbisundon këtë lum të madh të famës! Lumi i përpjekjeve të pashpresa për shpëtim nga llumi i tërbuar që ky lum i mjerimit,  bart me vete ! Kodi i funksionimit në rrethana të këtilla, është më i thjeshtë se biologjia e parameciumëve, papuçoreve apo amebave! Thjesht, njëri lavrdon sitën e tjetrit, vetëm për inat të muhabeteve të çarsisë, që ky i pari, na u bë i njohur globalisht, ndërsa ky i dyti, nuk din as dy fjalë falënderonjëse t’i adresojë në drejtim të lëvdëruesit të sitës të tij, e lëre më të thotë diçka për llojin e vet etnik të cilit, mjerisht i përket! Si përfundim nëpër përralla të modelit « happyending » autori i famës, në trans imagjoinon « ecjen e tij në allenë e përkuljeve të mëdha  popullore «, që ky  famëprodhues me inteligjencën e tij nonshalante të shtijes së sitave, e prodhoi  ekskluzivisht për të, dhe që tani ‘të dy dorë për dore’, ecin në këtë alle të kuqe  të ‘lakmisë së madhe’, të përcjellur me përkuljet e mëdha të masave, anë e kënd  globit! Çfarë imagjinate e paimagjinueshme? Thjesht,  lum ky milet që ju ka, e mjerr ato që nuk i përkulen madhështisë tuaj magjepsëse !

Në kohën kur click-fama, mbisundon pamëshirshëm  eterin, nje click i vetem poston një enciklopedi të pafundme në dispozicionin e miliarda konsumuesve, anë e kënd botës!  Është kjo koha e herostratizmit të flashkët të famës së kameleonëve dhe ligushëve  që në epokën e mediumeve  tradicionale, të strukur në guackën e tyre të mizerjes, vuanin për pak vëmendje!  Edhe atëbotë, atë e arrinin fshehurazi me vjelljen e vrerit dhe pështyrjes mbi llojin, gjuhën, kulturën dhe të drejtat e tyre elementare kombëtare, që sot  e kamuflojnë me famë dhe patriotizëm të pashoq, madje nacionalist! Kështu, këto hanxho- banxho personalitete,  bëheshin dikushi, dhe nuk ua ndinte që në trans të dëshirës për tu mbrojtur nga të tjerët, vesheshin me petkun e turpit, që nuk bën të qahemi,  madje shumë shpesh, këto trima me kënaqësi e kanë shfrytëzuar!  Fatkeqsisht atebotë një pakice të njerëzve të këtillë, u ishte ngjitur etiketa e turpit  për bashkëpunim dhe empati  të msheftë me regjiimin dhe operimin e tij sipas modelit të dizajnuar nga shërbimet famëkëqia,  që bluanin qenien e cvilitur të shiptarit të kohës. Atëbotë ky orientim,  ishte privilegj, sepse këto kameleonë,  krahas miqve të tyre në pushtet,  të pozicionohen lartë në pantenonin e të  privilegjuarve! Një shkollë makabre për të priviligjuar që fatkeqsisht vazhdon, edhe sot,  me legasinë e saj fatale, të veshur  me petkun ngjyrëkaltërt! Për me tepër, sot, kjo ngjyrë sinonim për privilegje dhe supremasi në mjedisin ku operon, ajo çuditërisht simbolizon “makthin e  përbashkët të proletariatit dhe inteligjencës në cvilitje të sipër “! Për të shijuar mirësitë që ofron magjia e saj,  është vështirë, ngase qasja në dyerët e asaj bote të privilegjeve, kontrollohet nga satani!

Dhe si gjithnjë,  por jo për të gjithë njerëzit, përsëri ajo klasë e proletariatit komunist, tani e shëndruar në kleptokraci dhe oligarki që lëpihet dhe ligushohet nga qindra e mijëra “nevojtarë‘ të kalibrave nga më të ndryshmit, ka vendosur tanimë ‘thundrën e saj të hekurt’ të  kllapisë  që pamëshirshëm godet njeriun e ndershëm! Për të mos u vërejtur ligësia dhe jargëzimi i tyre rreth famës, ‘sitëshitësit e tregut të kasabave tona’,  rezultojnë  mirë të instaluar në shoqëri, madje tanimë s’u ka ngelur gjë tjetër, përveç se të arrijnë famën e ikonave të mëdhaja botërore që ndryshuan civilizimin njerëzor! Në fakt, është kënaqësi të konstatohet që e kanë arritur ! Për ta sot shkruajnë ; « New York Times », » Le Parisien », » Die Welt », « El Pais », e të mos flasim më për Facebukin e famshëm, që ngriti në panteonin e  famës, jo vetëm emrin e tyre provincial individual,  por edhe popullin tonë, me ç’rast «  aferim » ngelim pa tekst ! Lum si ne ! Për më tepër, këto ‘herostratë kasabeskë’, i gjejmë në panetonin ku krenar qëndrojnë ikonat globale që ndryshuan perceptimin për kombin tonë, por ndryshuan edhë  botën të tërë,  si ;  Nëna Terezë, apo Bill Clinton-i, Tony Blair, Madeleine Albright,   Ferit Murati, Mehmet Gega,  Gjergj Kastrioti i madh, etj ! He… e përse të mos pozicionohemi edhe ne të famshmit  e kasabasë tonë, afër këtyre figurave të shenjta globale,  kur vetë ne, atyre u dhamë jetë,  shkëlqim, madhështi, i ngritëm në piedestalin e famës me duartrokitjet tona të mjremit që reflektonte emri i tyre,  gatuar në po këto kasaba të mizerjes ! Dhe tek e fundit, pse jo, kur  e tëra kjo magji kasabeske, vjen si rezultat i  mjeshtërisë «par excellence e shitësve të sitave tona » !  Një strategji perfide famëprodhuese,  që të kujton atë populloren : « pleshtin i fuqishëm,  mbi shpinën e Atit galopant », madhështia e të cilit çliroi botën  dhe i solli dritë njerëzimit! Çfar filozofie kjo! E lehtë për t’u arritur në vërshimin e lumit të tërbuar e të llumosur skajshmërisht ! Duke mos mundur të bësh atë që fama e vërtetë kërkon nga autori, bazuar në punë dhe vetëm në punë që flet vetë dhe të lartëson spontanisht,  atëherë e kemi të lehtë,  t’i kthehemi koncepteve të famshme të kasabasë sonë, ku ka kush  vlerëson punën tënde,  thuaj tjetrit, se ky këtë mision famëprodhues, për ty për merak e bën ! Për më tepër, në ketë derexhe të mjerimit të kulturës tonë, dhe fuqizimit me çdo kusht në piedestalet e famës, e nhohur është që ky koncept pi flashkët famëprodhues,  duket të ketë depërtuar thellë në elementet kyçe, të degjenerimit tonë moral, që as  i madhi Freud, nuk do mundej t’i dekodonte, ndërsa ne të kasabasë, këtë e bëjmë disi për mrekulli dhe siç preferojmë të themi duke pirë kafenë e rastit ; ‘sy mbyllur ! ‘  Andaj,   thënia : « Modesita është madhështi » , në këso raste të famëprodhimit, funksionon  për mrekulli !  Në anën tjetër të medaljes së kasabasë tonë,  shitëset e  sitave, thellë në vetëdijen e tyre të kllapitur nga shkëlqimi dhe privilegjet e famës,  mbajnë shëmtinë e bëmave të së kaluarës dhe të së tashmes, atë të kumbarive milionngjyrëshe  të kontrolluara nga  motive të ulëta, që famirësisht,  vetëm Da Vinci me kodin etij, do i dekodonte!

Fatmirësisht,   sikur në fundin e tunelit të duket pakës dritë,  apo një inhalacion për rikthimin e frymëmarrjes  se ngulfatur të njeriut në cvilitje,   që vetëdijshëm mundohet t’i ik llumit të rrëkeshëm të lumit të ndotur skajshmërisht, disa portale mirë të artikuluara dhe profesionale, këtë pazarlluk te mjerimut nuk e tolerojnë, duke  mbajtur kriteret etike të tyre, sadopak  në nivel, së paku në atë nivel ku intelektuali gjen diçka për të fisnikëruar shpirtin nga vreri qe prodhon ‘kamuflazha e përdhosjes tonë gatise kolektive’ për pozicionim të pakusht në panteonin e famës! Këto portale,  arrijnë që  në eterin e tyre postojnë tema me relevanca multidimensionale, të shkruara nga pedagogë dhe njerëz të ndershëm, pa atë clichenë  e flashkët banale bazuar  në interesa të mshefura, në thellësi të dreqit që njohim vetëm ne! Ato shpeshherë seleksionojnë postimin e  budallakinave të shëmtuara të herostratëve ligushë të kasabave tona,  tanimë të vëndosur në panteonin e famës së madhe! Ndoshta edhe kanë të drejtë! Pikërisht arrtitja e këtyre lartësive në kohën tonë bëhet me zvarritje kaçamileskejargëzuar skajshmërisht,  ngase kjo formë e marshimit drejt famës,   bëhet ngadalë dhe është e  sigurtë nga ndonjë rështiqje e mundshme nga thepat e shkrepave ku fama po ngjithet,  duke  lënë pas jargë mbi  këtë   rrugë  të mjerimit  tonë   drejtë saj,  që tanimë për vite na mban peng, për ta shërbyer po këtë mjerim, që nuk njeh kufi dhe që mund të shpjegohet vetëm nga logjika racionale e njeriut të ndershëm!

Është kjo, rruga e sugurtë e të vetbegenisurve të mëdhenjë  rruga e të “mëdhenjëve të vegjël“, që ngjiten gjithkend, pa marr parasysh ngjyrën politike, erën, racën, gjininë e shumëçka që bastardon vlerat morale të njeriut normal, që  funksionon në bazë të nderit dhe djersës së meritokracisë,  kësaj vlere të shenjtë, benchmark i  shoqërive të zhvilluara. Janë këto të mëdhenjtë tanë, patriotë të kombit, virtyt që e shesin ad hoc, gjithnjë sipas nevojës, synimeve dhe vlerave të tyre herostratiste, madje edhe nëse duhet që të pozicionohen në ndonjë ekspozitë, ku krenarë mund të qëndrojnë ‘ikonat e akraballukut’,  si ndonjë ; hamdi bahram, esat pashë toptan, ndonjë dragan,  nikollë e milovan, e pse jo edhe ndonjë sheshel i rastit,   emrin dhe famën  e të cilëve, logjika e shqiptarit të ndershëm,  akoma të vetëdijshëm,   vështire se mund ta inventonte! Akte këto, që çojnë  drejt përdhosjes  dhe jashtëkontrollit kolektiv,  të personaliteve tona të famës, që ‘bëjnë  bajram me vetveten’ dhe famën e tyre tanimë të arritur !

Andaj, nëse synojmë që së paku,  të mbrohemi nga këto ‘clichée të mizerjesstereotipeve të famës sonë kasabeske’, të shpresojmë që   zoti na mbron e na ndihmon, të mos bëhemi pré e tyre, ngase  herostratizmi dhe fama trumpetuese llojit të shqiptarit hanxho-banxho, gjatë historisë sonë të përgjakur,  ka ditur të dëmtojnë pjesën më të ndijshme të kombit, duke e vëndosur atë, në   tavolinën e bixhozeve më  të rrezikshme kombetare,  që  nënshtruan kombe e civilizime anë e kënd botës ! Janë këto indikatorë mediokrë,  të karaktereve degjenerike që funksionojnë jashtë kornizave të vlerave themelore morale e patriotike të herostratëve, që syverbuar ecin krenarë, mbi allenë e kuqe të masës në përkulje! Janë këto hiçi i hiçit, mjeranë që janë kultivuar në kapsullat e vetmisë quasi-intelektuale, një ‘benchmark par excellence’ i shoqërisë sonë, që nuk i gjendet lloji,   madje as në mesjetën e errët, ku assesi nuk do ishin të mirëseardhur!

«Fama e krijuar nën hijen e famës së madhe që njeh njerëzimi apo një  komb i caktuar,  kultivuar nga drita dhe dashuria e diellit dhe dashuria e njerëzimit,  për punën kolosale që autori ka bërë,  është e pakontestueshme dhe madhore !  Fama  provinciale e modelit kasabesk,  përpiqet të gjejë vendin e saj të lëmoshës, nën hijen e madhështisë së kësaj të parës, për tu kutivuar, por që si të tillë psikologjia e deshifron si defektive dhe e sëmurë, ndërsa filozofia,  dështake, lokale, jetëshkurtë e ftyrëzbehtë! Është kryekëput si puna e  pemës së vogël, që kultivohet nën hijen e pemës gjigante, që thith rrezet e diellit të madhërishëm !  Andaj,   kjo e dyta,  është herostratiste, dhe  mbijetesën e ka te dështuar, kjo ngase është e shprazët, e lehtë e  kamufluar, dhe si e tillë del mbi sipërfqen e llumit që lumi i rrëmbyer  mbart me vete!

 

Shkruan : Prof. Dr. Florim V. AJDINI

 

Loading...