Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja e njohur shqiptare, Elvana Gjata, u shfaq m nje luk të kuruar në festivalin e Kanës. Por ende pa u mbushur tre ditë, ajo është rikthyer në qendër të vëmendjes për shkak të ndryshimit drastik në pamjen e saj

Ajo shpesh ka eksperimentuar shpesh me pamjen sidomos në klipet e saj, por ka qëndruar gjithmonë pranë natyrales. Këngëtarja është rikthyer së fundmi fuqishëm me projektet e reja dhe koncertet.

Pas suksesit të ‘Dy Gisht Mjaltë’ në trevat shqiptare, destinacioni i radhës është Viena. Elvana ka publikuar një foto ku shfaqet më e ëmbël se kurrë me flokët kaçurrela të dendura, një nga transformimet më drastike që ka realizuar.

Të njëjtën pamje ajo e zgjodhi për klipin e këngës ‘Disco Disco’ dhe ‘Njësoj’ vite më parë. Të dy hitet muzikore, renditen ndër më të bukurit nga repertori i Elvanës.

Këngëtarja nuk ka bërë me dije pse është rikthyer sërish tek kjo pamje, por mbase bëhet fjalë për një këngë të re.

ImageImageImage

Loading...