Antoine Griezmann e ka konfirmuar largimin nga Atletico Madridi dhe ka gjasa të mëdha t’i bashkohet Barcelonës. Mirëpo, sulmuesit francez ia ka mësyrë edhe Bayern Munichu

Barcelona nuk është ekipi i vetëm i interesuar për Antoine Griezmannin, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, sulmuesi i rrezikshëm njoftoi të martën përmes rrjeteve sociale se këtë verë do të largohet përfundimisht nga Atletico Madridi.

Dhe, mediat spanjolle sigurojnë se e ardhmja e përfaqësuesit francez do të jetë e lidhur me Barcelonën.

Mirëpo, kështu nuk mendon edhe “Radio Cope”.

Sipas saj, interesim për kampionin botëror me Francën ka shprehur edhe Bayern Munichu.

Madje, gjiganti bavarez ka bërë hapa përpara për francezin dhe i ka nisur bisedimet me motrën e futbollistit.

Griezmann është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë viteve të fundit.

Ai e ka drejtuar me sukses sulmin e “Los Colchoneros”, me të cilët ka qenë mjaft konkurrentë në La Liga dhe në Champions League.

Loading...