Një ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit. Arbitri Viktor Hugo Hurtado humbi ndjenjat në minutën e 47-të të ndeshjes mes Always Ready – Oriente Petrolero e vlefshme për kampionatin bolivian.

31-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ndërkohë mediat vendase raportojnë se sapo mbërriti në spital, pësoi një tjetër atak në zemër, duke humbur kështu jetën.

Dyshohet se një nga shkaqet e vdekjes së arbitrit Hurtado ishte sasia e pakët e ajrit. Ndeshja u luajt në stadiumin “Muncipal” në El Alto, i cili ndodhet rreth 3900 metra mbi nivelin e detit.

 

Loading...