Borussia Dortmundi i ka vazhduar shpenzimet verore, pasi sot e kompletoi blerjen e tretë brenda pak ditësh.

Dortmundi e ka blerë yllin gjerman të Bayer Leverkusenit, Julian Brandtin, ka njoftuar gjiganti gjerman të mërkurën, transmeton Gazeta Express

— Borussia Dortmund (@BVB) May 22, 2019
Mesfushori 23-vjeçar i bashkohet Dortmundit nga Leverkuseni për një shumë prej 25 milionë euro, edhe pse është përfolur se për të interesim kishin shprehur Liverpooli dhe Tottenham Hotspur.

Brandt është blerja e dytë e madhe e klubit të mërkurën, pasi klubi tashmë e ka zyrtarizuar edhe blerjen e Thorgan Hazardit.

— Borussia Dortmund (@BVB) May 22, 2019
Dyshja i bashkohet Nico Schulzit, në klubin e ri, i cili e kompletoi kalimin në Dortmund nga Hoffenheimi të martën.

Bradnt ka nënshkruar kontratë me Dortmundin deri në vitin 2024

Loading...