Rumania është fuqishëm e përkushtuar në marrjen e vendimit për fillim të negociatave të vendit tonë në BE gjatë kryesimit të saj me Unionin. Kjo është theksuar në takimin e ministrit të Jashtëm Nikolla Dimitrov me kolegun e tij rumun Teodor Meleshkanu, me ftesë të të cilit dje dhe sot po qëndron në vizitë zyrtare në Rumani.

Siç ka bërë të ditur MPJ, gjatë takimeve plenare të dy delegacioneve të udhëhequr nga ministrat Dimitrov dhe Meleshkanu është biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve që janë karakterizuar si të shkëlqyeshme dhe miqësore, ndërsa janë propozuar edhe iniciativa të reja për zhvillimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik por edhe në sektorë tjerë të rëndësishëm. Janë këmbyer edhe mendime për të ardhmen e rajonit dhe bashkëpunimit rajonal.

Ministri Dimitrov është falënderuar për mbështetjen e fuqishme të Rumanisë për anëtarësimin në BE dhe NATO duke theksuar se konform hapit të saj demokratik dhe reformues, Maqedonia e Veriut pret marrjen e datës për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në.

“Marrëdhëniet tradicionalisht të afërta bilaterale me Rumaninë konfirmohen edhe me mbështetjen e madhe që e marrim për procesin tonë eurointegrues. Përcaktimet e Rumanisë për fillimin e negociatave gjatë kohës së kryesimit janë më shumë se motivuese”, ka thënë Dimitrov, qëndron në komunikatë.

Porosi identike janë dërguar edhe në takimin me ministrin për çështje evropiane Xhorxh Çamba, ndërsa Dimitrov ka pasur takim me edhe nënkryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit rumun, Karmen- Ileana Mihallçesku. Dimitrov ka dërguar falënderim deri te bashkëbiseduesit edhe për ratifikimin e shpejtë të Protokollit për anëtarësim në NATO nga ana e Parlamentit rumun.

“Maqedonia e Veriut është e kënaqur me energjinë e shkëlqyeshme mes prioriteteve të kryesimit rumun me Këshillin e BE-së dhe qëllimet strategjike dhe prioritetet e shtetit tonë si lufta kundër racizmit dhe ksenofobisë dhe inkurajimit të tolerancës dhe solidaritetit që është në linjë të përcaktimeve tona për europianizim të shoqërisë sonë”, ka thënë Dimitrov.

Në kuadër të vizitës zyrtare, thonë në MPJ, sot Dimitrov do të ketë fjalim në Shkollën nacionale për studime politike dhe administratë publike në temë “Tranzicioni politik në Maqedoninë e Veriut dhe anëtarësimi në NATO dhe BE” si dhe pjesëmarrje në kanalin televiziv DIGI 24 në emisionin Pasaporta diplomatike. (Linku i ndjekjes drejtpërdrejtë të ligjëratës në Universitet:

Loading...