Ejup Ajdini

Këto ditë, rasti Brovina me foton që shpalosi publikisht (dhunimi i femrës shqiptare nga ana e barbarëve serb), në opinion ka ngritur shumë pluhur. Shkurt dhe shqip. Nëse fotoja është e vërtetë, Brovina duhet të shpallet heroinë e gjallë. Por, siç duket, fotoja i pengon tradhtarët që kanë zënë kolltukët e shtetit dhe çdo ditë pinë gjakun e kosovarëve dhe tallen me moralin dhe dinjitetin e mijëra femrave shqiptare të përdhunuara nga barbaria serbe. Brovina duhet të falënderohet dhe të nise iniciativa që të dalin në mejdan krejt pisllëqet e Serbisë të bëra mbi popullatën shqiptare. Kësisoj të nisin iniciativat evropiane për ta denoncuar atë politikë të fëlliqur, e jo të na detyrojnë që Serbinë ta shpërblejmë duke i falur copa toke, bjeshkë të larta, Ujmanin, Trepçën, Veriun dhe nesër.. !

Dhunimet nuk janë turpi i jonë, por turpi fashistëve serb. Nuk patën faj nënat dhe motrat tona që i lamë të vetmuara, kështu i dhunoi serbi, pasi ishin fare të pa mbrojtura. Turpi është vet Kosova, që është mbuluar me turp njerëzor, e kombëtar. Kjo tregon për pasqyrën reale se sa shumë kemi shkelur mbi gjakun dëshmorëve të kombit. Ky është turpi. Votojmë tradhtarët, që për çdo ditë e dëmtojnë dhe e lëngojnë Kosovën. Ky është turpi, e jo një femër e pa mbrojtur që dhunohet nga barbaria serbe. Rinia iku nga Kryetradhtarët e vendit, pasi sistemi e Kosovës është mbushur me spiun e tradhtarë. Ky është turpi, jo gruaja shqiptare e pambrojtur. Të gjithëve na kujtohet ai dimri i madh, kur të madhej e të vegjël, pa leje qarkullimi kalonin nga Kosova nëpër Serbi drejtë Evropës, pasi ashtu ishin marrë veshtë dy kryetradhëtarët e njerëzimit, që në vazhdimësi të zbrazet Kosova. Ky është turpi me emrin Kosovë, pasi kështu realizohet plani i Çubrolloviqit. Ky është turpi, jo fotoja që e shpalli znj. Brovina. Para dyzet viteve Kosova kishte dy milion banorë, sot, pas 40 viteve, Kosova ka një milion e gjysmë banorë. Ky është turpi dhe tradhtia kombëtare, jo fotoja që tradhtarëve ua prishi qetësinë. Kur e gjithë bota e fuqishme dhe e civilizuar botërore e njohu sovranitetin e Kosovës, udhëheqja tradhtare e Kosovës hyri fshehtas hyri në negociata me Serbinë për ndarjen e Kosovës dhe kjo tronditi botën. Ky ishte rast i vetëm në botë, pasi nuk kishin parë asnjë rast që tradhtia t’i bëhet popullit nga udhëheqësit e tij , të cilin e ka votuar vet populli. Ky është turpi dhe krimi e dënimi i popullit të Kosovës e ju një foto e thjeshtë. Për këtë, këtë vit , edhe një herë botës i erdhi keq për kryeturpin tonë dhe thirri Samitin e Berlinit, ku i dha edhe një herë shuplakë tradhtarit, të cilin e votoi populli i paditur. Ky është turpi e jo fotoja që nxori në dritë Znj. Brovina.

E gjithë kjo që përmendëm më lartë, është edhe loja e mediumeve tradhtare që populli ta humbe vëmendjen nga kriza ekonomike e morale me personat e mitur dhe ta harrojnë horrllëkun e pushtetit të korruptuar dhe pa fije morali njerëzor, e lerane atë kombëtar. A ka ma turp se kjo, more dilenxhinjtë e politikës.

Edhe juve një ditë do t’u vrase buka e Kosovës.

 

Loading...