Për të gjithë ata që duan të shkojnë në Hënë tashmë do mund të blejnë manualin me të gjtha të dhënat. Por ka një problem fare të vogël. Ai mund të kushtojë deri në 9 milionë Dollarë.

Manuali i parë i zbritjes në Hënë do të dalë në ankand dhe kjo është shuma që pritet të kapë. Bëhet fjalë për manualin e detajuar të përdorur nga astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Edwin E. ‘Buzz’ Aldrin gjatë misionit “Apollo 11” në vitin 1969.

Ai është i përbërë nga 44 faqe, dhe shpjegon me hollësi çdo procedurë të shkëputjes nga Toka dhe zbritjen në sipërfaqen e satelitit të vetëm natyror të planetit tonë.

Gjithashtu manuali ka në faqet e tij vizatime dhe pothuajse 150 shenja dhe shënime të shkruara në kohë reale nga Armstrong dhe Aldrin.

Kjo është një mënyrë shumë e mirë për të zbulur çdo gjë që ndodhi në kabinën e “Eagle”, pasi në atë kohë nuk kishte mundësi regjistrimi, audio ose video.

Loading...