Kapiteni 19-vjeçar i Ajaxit, Matthijs De Ligti, e dëshmoi se sa mbrojtës i mirë është edhe gjatë festimeve të klubit holandez për titullin e kampionit të Eredivisie, kur e “shpëtoi” kryetaren e Amsterdamit nga një shishe birre.

Klubi holandez arriti të përfitojë nga yjet që aktualisht i ka në skuadër, pasi e siguroi titullin e ligës holandeze Eredivisie. Këtë sezon, ata e kanë fituar edhe Kupën e Holandës, si dhe shkuan deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Pas këtij suksesi të fundit, lojtarët e Ajaxit u pritën nga 100 mijë tifozë në Amsterdam këtë javë, përderisa po e festonin titullin e 34-të të ligës holandeze, Eredivisie.

Në një moment, dikush nga grumbulli i tifozëve e gjuajti një shishe birre në drejtim të kryetares së Amsterdamit, Femke Halsemas, e cila në ato momente ishte duke e mbajtur një fjalim. Megjithatë, asaj i doli në ndihmë De Ligti.

— AjaxTimes (@ajaxtimes) May 16, 2019
Matthijs de Ligt, 19-vjeçar, pritet të largohet nga Ajaxi, që u shpall kampion i ligës holandeze të mërkurën – sapo të përfundojë sezoni. Qendërmbrojtësi ka qenë i përfolur për transferim të mundshëm në klube si Barcelona, Liverpooli, Manchester Unitedi dhe Bayern Munichu.

Por, pas fitores me rezultat 4:1 të Ajaxit kundër De Graafschap, e cila ia siguroi titullin e kampionit të ligës holandeze për herë të parë që nga viti 2014, De Ligti tha se i duhet ende kohë për të vendosur për të ardhmen e tij.

“Ky nuk është momenti i duhur për të biseduar për të ardhmen. Nuk e di nëse do të shkojë me Frenkie de Jongun në Barcelonë”, ka thënë De Ligti për Fox Sports.

“Unë duhet ende t’i analizoj të gjitha gjërat. Do ta shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk mund të them asgjë. Do ta shohim në fund të verës. Ende nuk ka asgjë

Loading...