Matthijs de Ligt i ka dërguar mesazh Barcelonës, duke theksuar se dëshira e tij është që të luajë përsëri në një ekip me Frenkie de Jong.

De Jong i është bashkuar Barcelonës tashmë, por edhe për De Ligt është përfolur shumë se mund t’i ndjekë hapat e ish-bashkëlojtarit të vet te Ajaxi dhe të kalojë në Camp Nou, transmeton Gazeta Express.

Qendërmbrojtësi holandez mendon se bashkatdhetari i tij meriton të luajë në Barçë pas një sezoni fantastik me Ajaxin.

“Mendoj se De Jong pati një sezon fantastik. Ai e meriton të luajë për Barcelonën”, tha De Ligt.

Më pas, ai shprehu dëshiron të luajë me De Jongun në një ekip tjetër.

“Do të ishte mirë të luaja me Frenkie në një ekip tjetër, por për momentin nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Loading...