Futbollisti brazilian ka zhgënjyer me të madhe me paraqitjet e tij në Barcelonë

Philippe Coutinho ishte transferuar në Barcelonë si yll i madh nga Liverpooli,

Mirëpo, futbollisti brazilian ka zhgënjyer me të madhe me paraqitjet e tij në Camp Nou.

Prandaj, largimi i ish-futbollistit të Espanyolit, Interit e Liverpoolit nga kampioni i Spanjës gjatë kësaj vere duket i pashmangshëm.

Interesim për përfaqësuesin brazilian ka shfaqur Chelsea, i cili dëshiron ta zëvendësojë me të yllin Eden Hazard, që pritet t’i bashkohet Real Madridit.

Sipas mediave spanjolle, Coutinho dëshiron të mbetet në Camp Nou përkundër sezonit zhgënjyes që e pati.

Mirëpo, disa anëtarë të bordit të klubit Blaugrana janë të vendosur ta shesin atë gjatë verës.

Loading...