Atletico Madridi duket se po përgatitet të bëjë revolucion gjatë merkatos së verës.

Përveç Griezmannin, i cili njoftoi zyrtarisht largimin, apo lojtarëve si Godin e Juanfran, “Los Choloconeros” pritet të humbasin edhe shërbimet e mesfushorit Rodri.

22-vjecari është synimi kryesor i Pep Guardiolas, i cili e dëshiron bashkëkombësin e tij te Manchester City për sezonin e ardhshëm.

Referuar mediave të ndryshme angleze, “Qytetarët” janë të gatshëm që të paguajnë klauzolën e mesfushorit, e cila kap vlerën e 70 milionë eurove.

Në “Etihad”, Rodri shikohet si pasuesi ideal i Fernandinhos.

Loading...