Uthulla përmban thartirën që ndihmon të depërtojë nëpër yndyrën e fortë, ndotjen dhe gurëzit

Uthulla është një ndër lëngjet me të cilin njerëzit dëshirojnë tëpastrojnë shtëpinë e tyre, nuk është aq e dëmshme, por ekologjikisht është e pranueshme, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, pa marrë parasysh përparësitë e saj, nuk mundemi të gjitha gjërat në shtëpi t’i pastrojmë me këtë lëng.

Në faqen Onegood thing na kanë sqaruar për cilat gjëra duhet megjithatë të kujdesemi.

Mund të dëmtojë sipërfaqet

Uthulla përmban thartirën që i ndihmon të depërtojë nëpër yndyrë të fortë, ndotje dhe gurëz. Mirëpo, thartira e uthullës gjithashtu mund të dëmtojë sipërfaqe të caktuara, prandaj është me rëndësi të dihet cilat duhet të shmangen. Qe se çfarë nuk bën të pastrohet:

• Pllakat e granitit dhe të mermerit. Thartira nuk përzihet me gurët natyralë siç janë graniti dhe mermeri. Mund të humbin shkëlqimin dhe të dëmtohen.

• Thikat e kuzhinës. Nëse dëshironi të jenë si të reja, thartirën duhet shmangur. Më mirë është të përdorni detergjentin për enë dhe ujin.

• Enët e ndotura nga vezët. Thartira do të krijojë tretje ngjitëse, andaj do të jetë më e vështirë të pastrohen.

• Hekuri për hekurosje. Sipërfaqja e hekurit mund të dëmtohet.

• Mobiliet nga druri. Nuk është ide e mirë të pastrohen me uthull. Thartira e uthullës mund të gërryejë disa skaje. Mirëpo, kombinimi i vajit të ullirit dhe uthullës (50 me 50) mund ta pastrojë mirë drurin.

Mund të pastrohet, por duhet të jeni të kujdesshëm

Disa sipërfaqe mund të pastrohen me uthull, por duhet të qitet në sasi të vogla. Nëse uthulla është e rralluar me ujë apo me ndonjë lëng tjetër nuk do të jetë aq e dëmshme.

Kujdes te këto sipërfaqe:

• Dyshemetë nga druri
• Dyshemetë nga guri
• Vijat e pllakave

Lirisht pastroni me uthull

Edhe pse ekzistojnë disa gjëra të cilat nuk do të duhej t’i pastronit me uthull, ka shumë të tilla të cilat mund t’i pastroni:

• Makinën e larjes së enëve.
• Makinën e larjes së rrobave
• Frigoriferin
• Tepihët
• Guacën e WC-së
• Gypat shkarkues
• Gjërat ngjitëse
• Dritaret dhe pasqyrat
• Kokat e dushit
• Gurëzit
• Furrën e mikrovalës
• Qeset për disa përdorime
• Shtrojën për stërvitje.

Loading...