Deputetja e PDK-së, Flora Brovina, që sot ka publikuar një fotografi tronditëse të një gruaje duke u dhunuar para familjarëve të saj nga 3 ushtarë serbë, ka vazhduar me publikimin e dëshmive nga krimet e luftës së fundit në Kosovë.

Për publikimin e fotografisë që ngjalli reagime të ndryshme, Brovina ka thënë “le të jenë dëshmi për ata që dëshirojnë ta dëshmojnë gjenocidin në Kosovë”, shkruan Insajderi.

“Neve nuk na është mudësuar shumë herë që të flasim lirshëm për këtë çështje. E njëjta ka ndodhë edhe me personat e dhunuar”, ka thënë ajo.

Teksa ka prezantuar një fotografi të një vajze 7 vjeçare që kishte vdekur gjatë dhunimit.

“Ky fëmij me lejen e prindit, të nanës dhe të babës dhe familjes e dëshmoj se ka vdekë gjatë dhunimit. 7 vjeç! 7 vjeç vajzë Le të traumatizohet kush të dojë, por e vërteta le të mbërrij atje ku duhet, ajo është akuza për gjenocid”, ka thënë ajo.

Loading...